Pali Kuke ndau foto nga e kaluara dhe zbuloji një Zerinë yll dhe një elitë super klas!

Ndoshta sot elitat kanë ndryshuar, por ato të vërtetat, të lindurat në një tjetër kohë, të dallueshme që prej së largu në mënyrën e veshjes, modelit të flokëve dhe veshjeve elegante, – edhe pse në një kohë ku liria ishte tabu, dallonin për së largu!


Çifi Zerina dhe Pali Kuke janë padyshim një nga shembujt më të mirë, që kanë spikatur në rininë, pjekurinë, karrierën e tyre dhe vijojnë të jenë tërheqës edhe sot, si një shembull frymëzimi edhe për ne!
Teksa të shumtë ishin personazhet që ndanë këto ditë kujtime nga e kaluara e tyre në TVSh, me rastin e 60-vjetorit të Televizionit Shqiptar, edhe regjisori Kuke hodhi një album me disa fotografi, që nuk mund të kalonin pa koment. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në fakt!


Fotografi bardhë e zi, datojnë vitin 1969, ku personazhet e kohës dëshmojnë një elegancë të pashoqe! Ylli i fotove është padyshim Zerina Kuke, prezantuesja ikonë e TVSH-ës! E veshur elegante me flokët e mbledhur topuz dhe baluket mënjanë, Zerina ngjan si një modele e ditëve të sotme! Teksa shikimi i ëmbël depërton përmes ekranit të kompjuterit të çdo njeriu, që nuk i kurseu komplimentet e merituara në profilin e Facebook-ut të regjisorit të madh. Mandej bie në sy vetë Pali, një burrë mjaft tërheqës, që dallon mes kolegëve të tij. Fotografitë bardhë e zi, ku shfaqen mjaft personazhe të asaj kohe të TVSh janë një art më vete, që meritojnë një ekspozitë të vërtetë! Me fat kush ndan miqësinë me Kuken në rrjetin social, që shijoji këtë ekspozitë virtuale!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article