Covid-19; 12 raste të reja, 25 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat lidhur me të dhë at epidemiologjike të Covid-19 në vendin tonë.

Sipas deklaratën (së mëposhtme) në 24 orëte fundit 12 raste të reja i janë shtuar bilancit dume e çuar numrin total në 832 raste. Sa i përket numrit të personave që e kanë fituar betejën me virusin ai ka shkuar në 25 vetëm në 24 orët e fundit ndërsa në total 560 pacient të shëruar.

“Në informimin e sotëm në lidhje me situatën e Covid-19 ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.

Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832.

Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.

Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.”

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article