KreuStil Jetese

Edi Rama: Vetëm 6 qytete zona të kuqe, ja rregullat e reja të lëvizjes në fundjavë e vazhdim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar rregullat e reja të qarkullimit për fundjavën dhe javën e ardhshme si dhe ka shpalluar udhëzimet e lëvizjes për qytetet që tashmë konsiderohen “Zona të Gjelbra”.

Ndërkohë që, 6 qytetet: Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Krujë, Kurbin që vijojnë të mbeten “Zonë e Kuqe”, do të mund të lëvizin me të njëjtat rregulla si deri më tani…

Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara”

….në qytetet e tjera rritet fasha orare e lëvizjes deri në orën 21:00.

E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00? Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura”

Sa i përket fundjavës, vlejnë të njëjtat rregulla si fundjavën e shkuar dhe siç shkruan kryemisnitri:

“…në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 10.00 vetëm pensionistët dhe nga ora 11.00 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF