KreuStil Jetese

Spitali Hygea ofron paketa ekskluzive gjatë muajit maj!

Vendi ynë, ashtu si edhe gjithë bota, prej muajsh tashmë po përballet me vështirësitë e shkaktuara nga pandemia globale të cilat na kanë detyruar të jetojmë prej më shumë se dy muaj në kushtet e një izolimi të plotë me qëllim minimizimin sa më shumë të shkallë së infektimit në popullatë. Ndër kategoritë me rrezik të lartë për t’u prekur nga ky virus, sipas statistikave të dertitanishme rezulton të jenë edhe personat të cilët  vuajnë nga një ose disa sëmundje kronike të tilla si diabeti, zemra, mushkëritë, dhe për këtë kategori personash është shumë e rëndësishme të jenë në kontroll mjekësor preiodik dhe nën asistencën dhe ndjekjen e vazhdueshme nga mjekët specialistë përkatës.

Kjo është edhe arsyeja që Spitali Hygeia përgjatë gjithë muajit Maj, periudhë e cila përkon edhe me lehtësimin e masave të izolimit që janë aplikuar së fundmi nga ana e qeverisë, t’ju vijë më afër të gjithë pacientëve të saj, duke ofruar paketa kontrolli mjekësore me çmime preferenciale. Këto paketa janë ideuar për të përfshirë dhe ardhur në ndihmë një pjese sa më të gjerë të popullatës duke filluar nga paketa të ndërtuara sipas sëmundshmërive, duke synuar në ato sëmundshmëri që kanë një përhapje më të lartë në popullatë, të tilla si: sëmundjet e zemrës,patologjitë e tiroides, patologjitë e prostatës te meshkujt, apo paketa me çmime ofertë për ekzaminime mjekësore të cilat konsiderohen si ekzaminime bazë dhe të domosdoshme në arritjen e një diagnoze sa më të saktë dhe si të tilla rekomandohen në masë të gjerë nga mjekët siç janë ekzaminimet radiologjike me Skaner dhe Rezonancë Magnetike, apo paketa check-up të ideuara  sipas gjinnive pra për meshkuj dhe femra.

Pra gjatë gjithë muajit Maj të gjithë të interesuarit të cilët për arsye të izolimit të gjatë kanë qenë të detyruar të shtyjnë në kohë kontrollet aq të domosdoshme mjekësore, Spitali Hygeia do të ofrojë Paketa e kontrolleve Mjekësore si vijon:

Për t’u lidhur me mjekët specialistë të Spitalit Hygeia kontaktoni apo për të përfituar nga këto paketa kontrolli mjekësor ofertë kontaktoni:

Spitali Hygeia: 04 23 90 000

Urgjenca Hygeia: 04 23 23 000

Facebook: https://web.facebook.com/Hygeia.Hospital.Tirana.HHT/

Instagram: @spitalihygeiatirane

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF