Gialuca Vacchi bëhet baba; e dashura 28 vjet më e re, është shtatzënë!

Njoftimin, milioneri 52 vjecar Gianluca Vacchi e bëri në Instagram, aty ku është kthyer në një prej personazheve më të famshëm: e dashura e tij 24 vjecare, modelja Sharon Fonseca, është shtatzënë!

Me një video, sipërmarrësi, i cili është njëkohësisht dhe deejay, i dha 15 milionë ndjekësve të tij lajmin e bukur.

“ Njeriu që kam dashur gjithmonë të jetë nëna e fëmijës tim ka karakteristikat e Shanon. Do të jetë mamaja që ka ëndërruar gjithmonë për fëmijën tim”, thotë ai, dukshëm i prekur.

I njohur ndryshe si “Grandpa Playboy”, dukej si e vështirë që Vacchi të stabilizohej, por ja që ndodhi. Videoja e tij ka marrë 2 milionë e gjysëm “like” e urimet kanë vërshuar nga e gjithë bota.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article