KreuCelebrity

Cfarë i ndodh lëkurës kur nuk vendos make-up për dy muaj!

Një prej lirive të izolimit të imponuar nga emergjenca e koronavirusit, ishte ajo e shmangies së nevojës për të bërë make-up cdo mëngjes për të shkuar në punë. Duket se fytyra dhe lëkura përfitojnë shumë nga kjo. Ekspertët thonë se pas ditëve të para të “lirisë”, lëkura rigjen ekuilibrin e saj natyral, duke rifituar shkëlqimin, e bëhet më e lëmuar.

“ Në këtë mënyrë, reduktohet ndjeshëm përdorimi i tonikut dhe larja  e shpeshtë e fytyrës, që në periudhën afatgjatë, e privon lëkurën nga substancat e saj natyrale yndyrore, “ thotë dermatogia Nadia Kihiczak për revistën Women’s Health.

Kështu, edhe akneja sipas saj mbetet nën kontroll pasi mungesa e fondantinës shmang bllokimin e poreve dhe pucrrat, bakteret mbahen larg, rrudhat e vogla bëhen më pak të dukshme, qerpikët forcohen. Me pa fjalë, u dashka një pauzë herë pas here!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF