Drejtori i urgjencës qetëson shqiptarët: Do të rikthehemi në normalitet!

Frika e madhe që ngjalli koronavirusi kur nisi të përhapet pa fre nëpër botë, ka nisur t`ia lërë vendin lodhjes nga izolimi. Njerëzit duan të dinë se kur do të rikthehet normaliteti, dhe Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, mendon se kjo nuk do të vonojë.

“Do kthehemi në normalitet, sepse nuk ka sëmundje që duron përjetë. Eksperienca mijëvjeçare ka treguar që çdo sëmundje ka pasur ciklin e vet, pavarësisht ku ka qenë niveli i shkencës për t’iu përgjigjur me terapi apo vaksinë. Sot për fat të mirë i kemi këto dy mundësi. Kjo periudhë do të mbarojë. Sa më shumë ta respektojmë aq më pak dëme do të kemi. Lirimi i masave do të thotë që ne të bëhemi më të ndërgjegjshëm për të mos transmetuar këtë virus”, tha ai për “Report TV”.

Brataj shtoi se po zhvillohen disa vaksina nëpër botë dhe tre prej tyre po japin rezultate premtuese: nuk kanë efekte anësore dhe po zhvillojnë antitrupa.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article