KreuCelebrity

Maluma konfirmon: Perlat tendecë e fundit, edhe për meshkujt!

Në fakt artisti kolumbian nuk është i pari mashkull që vë perla, pasi Harry Styles dhe Marc Jacobs tashmë na kanë bindur se perlat janë aksesori për modën e meshkujve këtë vit.

Por duket se Maluma i dha një tjetër dimension varëses së famshme Chanel, të cilën deri më tani e kemi parë vetëm tek femrat.

Këngëtari, i cili së fundmi mori pjesë në një koncert bamirës ‘online’ organizuar nga Lady Gaga vuri perlat Chanel, mbi një T-shirt në ngjyrë neoni, pantallona kadife në ngjyrë vjollcë dhe një palë atlete të bardha.

Tashmë nuk ka më dyshim; perlat do të jenë në trend edhe në qafën e meshkujve.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF