Recetë nga Suela Bako/ Reçel me Luleshtrydhe!

Është stina e frutave më të preferuar të fëmijëve dhe jo vetëm… Luleshtrydhet dhe qershitë na ftojnë të shijojmë shijen e tyre, por edhe na ngacmojnë për të përgatitur reçel me to… Sa shijojnë kur i konsumon në dimër…

Aktorja dhe regjisorja Suela Bako, këto ditë në rrjetet e saj sociale ka ndarë disa foto të reçelrave që ajo ka realizuar në shtëpinë e saj. Pikërisht, recetën e reçelit të luleshtrydheve po e ndan edhe me lexuesit e BORDO. Është tunduese dhe shumë e thjeshtë për ta bërë edhe ju në shtëpitë tuaja, e për t’u ëmbësluar me luleshtrydhet në çdo stinë.

Përbërësit:

1 kg luleshtrydhe

1 kg sheqer

1 limon i shtrydhur

 

Përgatitja

Pasi i lajmë luleshtrydhet u heqim majën dhe i kullojmë. Shtrojmë në tenxhere në 2 radhë  (apo më shumë) luleshtrydhet. I mbulojmë me sheqer secilën radhë dhe e lemë të pushojë për 6 orë. Më pas e ziejmë në zjarr të ngadaltë për 30 minuta. Pak para se ta heqim nga zjarri, shtojmë lëngun e një limoni. E lemë të ftohet dhe e hedhim në kavanoz.

Bon Appetit!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article