KreuCelebrity

Largimi nga mbretëria nuk qenka aq e lehtë; Princ Harry shtrohet në klinikë psikiatrike!

 

Nëse një pjesë e mirë e publikut e përshëndetën vendimin e Princ Harryt për t’u larguar nga mbretëria, në mënyrë që të mbrojë familjen e tij nga sulmet mediatike, duket se për ish-pjesëtarin e monarkëve ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë.

Meghan dhe Harry aktualisht janë vendosur në Los Angelos së bashku me të birin 1 vjeçar Archie, dhe pikërisht kur u duk se më në fund familja po shijojnë lirinë mediat e huaja kanë nisur të shkruajnë për një problem psiqik që Harry ka patur gjatë kësaj periudhe.

Sipas revistës “Globe”, Princ Harry është pranuar në një klinikë psikiatrike në Kaliforni për çrregullim të stresit post-traumatik.

Ai ka pësuar një krizë nervore nga vdekja e nenës së tij, Princeshë Diana, e cila humbi jetën në një aksident me makinë. Rapotohet se dhimbjen ai e ka mbajtur përbrenda që nga viti 1997.

Për të mos mjaftuar jo, gjendja e tensionuar në familjen mbretërore ka ndikuar shumë tek ai.

Ndërkohë një i moshuar i familjes mbretërore, i cili dëshiroi të mos bënte publik emrin, zbuloi se çfarë po ndodh me princin 35-vjeçar që u transferua me familjen e tij në Los Anxhelos, në një kohë që masat e Covid-19 janë ende në vazhdim, duke shtuar se duke shërbyer dhjetë vjet pati pasoja të mëtejshme edhe për vetë atë.

“Harry pranon se ai nuk mund të besojë se si ka qenë jeta e tij.  Meghan e detyroi atë të linte familjen e tij, miqtë dhe vendin për të ndjekur ëndrrën e saj në Hollyëood,  por është shndërruar në makthin e tij më të keq. Duke e lënë Harryin të humbur dhe lënduar.”- thotë burimi.

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF