Zbulohet sekreti që fshihej pas fotos së Ilda Bejlerit krah Ardit Gjebreas!

 

Një foto e moderatores së sportit Ilda Bejlerit krah producentit Ardit Gjebrea ditën e djeshme, krijoi mjaftueshëm zhurmë në rrjet, duke u aluduar për  një largim të mundshëm të Bejlerit në ekranin e Tv Klan.

Por, duket se ‘ekuacioni’ u zgjidh në më pak se 24 orë dhe e vëteta është se prezantuesja e “Proçesi Sportiv” nuk ka në plan të largohet (te paktën për momentin) nga Top Channel, por pas fotos së djeshme fshihet një tjetër arsye.

 

Anabel.al ka mësuar se ajo ç’ka po gatuhet është se këtë të dielë në programin “E diela shqiptare” stilisti Joni Peçi do të realizojë një sfilatë të veçantë, protagonistë e së cilës do të jenë emra ta njohur të shoëbiz-it, artit e ekranit shqiptar.

Eventi “Joni Peci and Friends” dhe do të prezantojë një koleksion Haute Couture për burra dhe gra. Për sa i përket konceptit, Peci zbuloi për Anabel.al se u frymëzua nga situata e tanishme dhe e gjithë sfilata do të përcjellë pikërisht ndjesinë se pavarësisht të gjithave, jemi bashkë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article