Baba për herë të parë; ja ç’kuptim ka emri i  bebushit të Mc Kreshës!

 

Vetëm pak ditë e ndajnë reperin Mc Kresha nga takimi më i rëndësishëm i jetës së tij, teksa ai dhe bashkëshortja Erzina janë në përgatitjet e fundit për të mirëpritur në jetën e tyre fëmijën e parë të çiftit që është një vajzë.

Ndërsa pjesa më e madhe e çifteve preferojnë që emrin e bebushit ta mbajnë sekret deri sat ë vijë bebja në jetë, dyshja nuk është treguar aspak supersticize dhe ka zbuluar emrin e vajzës.

Në fotot e postuara nga bashkëshortja e Kreshës, me barkun e rrumbullakosur, Erzina shkruan herë pas here në ‘caption’ emrin e së voglës IZA.

Por ç’kuptim ka emri Iza?!

Iza është emër me origjinë Hebreje. Kuptimi i emrit Iza është (Zoti është premtimi im) dhe një tjetër variant i këtij emri në vende të ndryshme të botës është Izabela.

Më shumë ky emër është i përdorur në Amerikë dhe Poloni. Duke marrë parasysh emrin e partneres së reperit, ndoshta kanë dashur diçka të ngjashme me Erzina, që sigurisht të ketë kuptim të veçantë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article