KreuCelebrity

Naomi Campbell mbushi 50 vjec: fotot më të bukura në vite të “mbretëreshës së pasarelave”!

Legjendarja Naomi Campbell mbushi 50 vjec, një shifër kjo që për të është thjesht një numër! Ikona e botës së modës, femra e parë me ngjyrë që u shfaq në revistën Vogue, lindi në Streatham të Londrës. Është me origjinë xhamaikjane por edhe rrënjë kineze, dhe mbetet një prej modeleve më të paguara në botë. Në gjithë këto vite karrierë, ajo ka arritur të grumbullojë një pasuri prej 60 milionë dollarësh. Naomi e nisi karrierën në vitet `80. Ajo u zbulua fare rastësisht, teksa bënte pazar në Londër. U lansua menjëherë dhe shumë shpejt, nisi të merrte pjesë në pasarelat e Milanos e Parisit e të mbushte kopertinat e revistave më të rëndësishme të modës. Ja disa foto që kremtojnë karrierën e jashtëzakonshme të saj:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF