KreuStil Jetese

Enada At’Nikolla ndryshon ‘look’ dhe reagimi është “Wow”!!!

Enada At’Nikolla gjithmonë është shquar për stilin unik, origjinal dhe një hap para të gjithëve.

Që adoleshente teksa ajo konkurronte në “Miss Albania”, u memorizua jo vetëm si një vajzë bukuroshe, elegante, çapkëne dhe e zhdërvjelltë, por edhe me gërshetin e saj në ballë, që u bë jo pak i famshëm në atë kohë… Ndër vite, ajo ka vijuar të surprizojë si stiliste e pakrahasueshme në vend, por edhe me personazhin që ajo vetë përfaqëson!

Gjithmonë avangard! Jo vetëm në daljet e saj publike, por edhe në përditshmëri ajo rrëmben vëmendjen! Sepse në stilin dhe ‘look’-un e saj nuk sheh asnjë gjë të parë më parë.

A nuk ndodhi kështu, vite më parë, kur u shfaq në një event në qytet me majat e flokëve të lyer lejla…!!

Por, kohët e fundit më shumë Enada kishte eksperimentuar me modelet e flokëve… Megjithatë, monotonia nuk është për të. Këtë na e kanë dëshmuar këto foto të reja, të publikuara pikërisht nga Akademia Framesi në Tiranë, të vetmes të cilës Enada i beson prerjen e flokëve! Enada At’Nikolla ka ndryshuar krejtësisht ‘look’ dhe efekti është thjesht “Wow”!

Një model, që jo kujtdo i shkon, e jo kushdo guxon ta bëjë! Enada e ka bërë tashmë, dhe me siguri ky do të jetë trendi që do të frymëzojë të tjera guximtare në vend!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF