KreuStil Jetese

Si kujdesej për lëkurën Jackie Kennedy në 1963!

Muzeu i Makeup Museum në New York publikoi përmes Instagramit përshkrimin e saktë të kujdesit të lëkurës që bënte për Jackie Kennedy-n dermatologu i famshëm Erno Laszlo, përpara se ajo të nisej me pushime në  Cape Cod në 1963.

Zonja e Parë më shik e Amerikës ishte shumë e kujdesshme dhe mbështetej për këshilla vetëm tek më të mirët. Doktori i thotë mes të tjerash të aplikojë Erno Laszlo Light Controlling Lotionnjë toner eksfoliant për fytyrën, dhe cuditërisht nuk e këshillonte përdorimin e kapeles, sepse thoshte se “ dielli bën mirë e nuk duhet të keni frikë nga njollat e vogla kafe, do të zbardhen në vjeshtë”! Ndër të tjera I thoshte të përdorte edhe nje vaj për fytyrën,Erno Laszlo Phelityl Oil, I cili është ende në treg! Madje tonerin eksfoliant, sipas tij, mund ta përdorte edhe poshtë sqetullave, ndërsa vajin mund ta masazhonte edhe në krahë e këmbë, për t`i mbajtur të hidratuara.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF