KreuCelebrity

Babai vret për nder 14 vjecaren, Irani “ngrihet në këmbë”!!

Ka shkaktuar indinjatë të jashtëzakonshme në vend vrasja e një 14 vjecareje nga babai i saj në Iran për shkak se ishte larguar me të dashurin.

Situata është acaruar aq shumë sa ka ndërhyrë dhe vetë presidenti i vendit duke kërkuar “veprim të menjëhershëm” kundër të ashtëquajturave
vrasje nderi” . Kreu i shtetit Iranian, Hasan Rouhani urdhëroi kabinetin qeveritar të masa masa urgjente pas ngjarjes së rëndë që shokoi vendin. Romina Ashrafi ishte larguar nga shtëpia me të dashurin e saj 31 vjecar, Bahamn Khavari e kishin udhëtuar drejt Talesh, 320 km në veri perëndim të kryeqytetit Teheran.

 

Por pas pesë ditësh u kapën nga policia, e cila e kthey vajzën tek i ati, pavarësisht lutjeve të saj që të mos e linin në duart e tij sepse druhej që do të bëhej i dhunshëm.

Reza Ashrafi, që tani është arrestuar, akuzohet se përdori një drapër për të vrarë të bijën teksa flinte gjumë. Shahnaz Sajjadi, këshilltare presidenciale për cështjet e të drejtave të njeriut, tha se pas kësaj ngjarjeje të tmerrshme, duhet rishikuar ideja që shtëpia është një vend i sigurtë për gratë e fëmijët. “ Më shumë krime ndaj femrave po kryhen në shtëpi, sesa në shoqëri”, u shpreh ajo. Në shoqëritë tradicionale të Lindjes së Mesme, përfshirë Iranin, fajësohet kryesisht vajza që largohet nga shtëpia se njollosi nderin e familjes, dhe jo i rrituri që e joshi kur ajo ishte për më tepër si në këtë rast, ende një fëmijë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF