KreuCelebrity

Pse shpërthyen rastet sërish? Cfarë thotë mjeku Pipero!

Sot u konfirmuan 26 raste të reja me koronavirus, të gjitha në Tiranë dhe shumica e të prekurve rezultojnë në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të infermieres së sëmurë. Duke folur për rastet e reja në kryeqytet, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha në “Mbrëmje në Abc” se bëhet fjalë për dy vatra të cilat janë të izoluara dhe se po bëhet hetim epidemiologjik për të gjitha rastet e kontaktit.

Sa i përket rasteve në QSUT, Pipero thotë se diku ka çaluar sistemi i marrjes së masave parandaluese mes bluzave të bardha. Mjeku shpjegon se infermierja ka qenë e pakujdesshme ndaj shëndetit të saj dhe ka shkuar në punë pavarësisht simptomave.

Por edhe pse kemi një rritje të rasteve, Pipero shprehet optimist: “Nëse në 3 ditë kemi 60 apo 70 raste pozitive, po t’i spostojmë një muaj më parë do kishim 30 të shtruar në spital, ne tani nuk kemi asnjë, më parë kishim 1 apo 2 në spital..Kjo pasi 95% janë pa simptoma. Duke qenë se janë institucione duhet të evidentohen, testohen, për të ndërprerë zinxhirin epidemiologjik.” Pipero shton se ky është një sinjal i fortë që bluzat e bardha të mos jenë të shkujdesur dhe të lënë mënjanë protokollet, për të cilat ai thotë se janë por duhet të respektohen.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF