Cfarë divorci?! Inva Mula shfaqet në publik me të shoqin!

Disa muaj pasi qarkulluan zërat për divorcin nga i shoqi, të cilat Inva Mula i mohoi asokohe me forcë, sopranoja u shfaq në publik me Ethem Ramadanin, duke treguar qartazi se ato fjalë nuk e kanë cënuar aspak jetën e saj familjare, pavarësisht shqetësimit të shkaktuar. Cifti shoqëronte të atin e sopranos, këngëtarin dhe kompozitorin e shquar Avni Mula  në ceremoninë e përurimit të sallës së koncerteve që mban emrin e tij, e cila ndodhet në shkollën 9-vjeçare të muzikës “Servete Maçi”.

Një vit më parë, lajmin që u përhap ajo e diskutoi  tek “ I ftuari”.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. “Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”, ishte komenti i saj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article