E bezdis prej muajsh, Luana denoncon në polici të riun nga Kosova!

Luana Vjollca është një moderatore e njohur tashmë, dhe padyshim numëron  shumë fansa. Por të qenit person publik, nuk ka vetëm anët e tij të mira. Mjaft VIP-a nëpër botë kanë pasur probleme me personat e fiksuar pas tyre. Përndjekja në jo pak raste ka përfunduar me ankesa në polici, e kjo gjë i ndodhi dhe Luanës, e cila, e gjendur përballë një këmbënguljeje aspak të dëshiruar të një 28 vjecari nga Kosova për ta takuar, nuk pa rrugëdalje tjetër vec denoncimit.

I riu kishte 3 muaj që i ishte vënë këmba-këmbës, duke e ndjekur dhe në punë e në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit.

Sipas “BalkanWeb” , ai është identifikuar si A. Morina, por policia nuk e ka gjetur ende. Perpara tre vjetësh, ajo u përball me një tjetër fans “ të cmendur”, i cili u përplas fizikisht dhe me të dashurin e moderatores, Krenar Çoçaj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article