KreuBusull

Princi belg thyen karantinën; infektohet me koronavirus!

 

Princi Joachim, nip i mbretit Philippe të Belgjikës është vënë në qendër të mediave belge, për faktin se papërgjegjshmëria e 28 vjeçarit bëri që ai të infektohej me koronavirus.

Teksa ju desh të udhëtonte drejt Spanjës për një program të praktikës ushtarake, që përmban protokolli i pallatit mbretëror, i riu ka thyer karantinën dhe ka marrë pjesë në një festë me 27 njerëz.

Qyteti i Kordoba në Spanjë, ku ndodhej princi nuk lejon mbledhjet e njerëzve në më shumë se 15 veta, ndaj të gjithë ata që kanë qenë në festën e princit rrezikojnë gjobitjen prej 10.000 eurosh.

Fatmirësisht Joachim ka simptoma të buta të koronavirus, por ai ka kërkuar falje publike për veprimin e papërgjegjshëm.

Më vjen keq që nuk i kam respektuar të gjitha masat e karantinës gjatë udhëtimit tim. Në këtë kohë të vështirë nuk kam dashur të ofendoj askënd”, tha princi Joachim.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF