KreuCelebrity

Vajza e abuzuar nga polici, tregon të gjithë historinë e dhimbshme të saj!

Pas rastit të përdhunimit të 15-vjeçares në qytetin e Tiranës, kanë nisur të dalin në dritë dhe ngjarja të tjera të rënda, si ajo e Adrianës, që gjeti guximin të tregonte historinë e dhimbshme dhe tronditëse të saj. Vajza, ashtu sic qe paralajmëruar, ishte sonte në studion e “Dua të të bëj të lumtur”. 27 vjecarja tregoi se ishte rritur në shtëpinë e jetimores në Shkodër dhe se në moshën 12-vjeçare, roja i jetimores kishte abuzuar seksualisht me të.

Roja e kërcënonte me jetë nëse do t’i tregonte dikujt për veprimet e tij, por Adriana zbuloi se të gjitha vajzat e kësaj jetimore abuzoheshin seksualisht. Sipas rrëfimit të saj, tabloja është edhe më e rëndë, sepse në jetimore nuk ishte vetëm roja që ushtronte dhunë seksuale e fizike, por edhe kujdestarët e mësuesit, përfshirë atë të fesë islame. Përgjatë gjithë fëmijërisë së saj, Adriana ishte abuzuar seksualisht derisa kishte mbushur moshën 18-vjeçare dhe ishte detyruar që të largohej e të shkonte në konviktin e vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër. Aty, vajzat më të mëdha në moshë ishin shndërruar në tutore duke i detyruar të tjerat që të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Trauma e saj do të thellohej kur shkoi të bënte denoncimin në polici, por pikërisht polici që duhet ta mbronte, abuzoi gjithashtu me të.

Në fund pas rrëfimit shokues, programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” i lidhën një pension me një afat të gjatë për të ndihmuar Adrianën që është e papunë, të përballojë jetesën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF