Valbona Mema rrëfehet: Përse nuk u martova më kurrë!

Tek emisioni “Mos i fol shoferit” RTV Ora, Valbona Mema u përball me një temë të dhimbshme për të. Këngëtarja e humbi bashkëshortin e saj 20 vjet më parë dhe tani tregoi arsyen përse zgjidhi të mos martohej më kurrë.

Nga sa rrëfeu këngëtarja, ajo mbetet përjetësisht e dashuruar me të shoqin. Ajo shtoi se nuk ka zgjedhur të jetë vetëm. “ Unë jetoj me të, nuk jam vetëm. Unë jetoj me dashurinë e tij, jetoj me gjithçka që ai mua më ka dhënë sepse vërtet kanë kaluar 20 vite, por mua më duket sikur e ka vetëm një 5-minutsh që mua më ka ikur, nuk është sikur ka 20 vite. Domethënë e dashuruar në përjetësi. Domethënë që unë nuk e meritoja, as ai nuk e meritonte. Ne e meritonim të jetonim të dy të lumtur. Pavarësisht se gjysma ime nuk është e lumtur, unë jam e lumtur për fëmijët e mi. Jam treguar shumë e fortë, nuk nxjerr asnjëherë lot para tyre, por thjesht i jap kurajo, sepse unë kjo jam, kam forcë”, tha ajo. Megjithatë, sado e fortë, kur në sfond u vu kënga e saj “Brenga”  të cilën ia ka dedikuar Sokolit, ajo u perlot!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article