E tallnin se ishte shumë e shëndoshë, sot nuk e njohin më!

Nga një vajzë mbipeshë, sot Gessica Parisi-Rodriguez ka përfunduar të jetë influencuese në Instagram. Kur ishte 17 vjec konsumonte më shumë se 4000 kalori në ditë, dhe e vinin në lojë shpesh për peshën e saj. Edhe familja e vet e kritikonte vajzën për mënyrën sesi dukej. “ Po vazhdove të hash, do të shpërthesh ndonjë ditë. Gjynah që je kaq e shëndoshë, sepse fytyrën e ke të bukur”, më thoshin të afërmit e mi, rrëfen ajo. Kur ishte adoleshente, Gessica hante dy brioshë me cokollatë në mëngjes, shoqëruar me qumësht dhe lëng portokalli, pastaj edhe sanduic dhe djathë kackavall e proshutë. Në menynë e përditëshme të saj bënin pjesë patatet e skuqura, makaronat, buka, kremi I cokollatës e plot ushqime të tjera të papërshtatshme.  Ajo tregon se u kërcënua dhe nga sëmundje si diabeti, tensioni I lartë arterial, koleksteroli I rritur e hipotiroidizmi, të gjithë këto prej mbipeshës. Por që kur e reja mori vendimin të ndryshonte krejtësisht mënyrën e të ushqyerit, e të bënte sport, rezultatet nuk vonuan dhe ajo, praktikisht nuk njihet më!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article