KreuArt

Pranverë pandemike;  Ekspozitë pikturash në Librazhd!

 

Në inbox-et e llogarive sociale të Bordo vijnë me dhjetëra mesazhe çdo ditë nga persona të panjohur, të talentuar në një fushë a tjetrën, që kërkojnë mbështetjen tonë për t’i promovuar. Me gjithë dëshirën e madhe për t’ju përgjigjur pozitivisht çdokujt që mendon se ka një talent, kësaj here kemi zgjedhur t’ju njohim me një zonjë nga Librazhdi.

Ajo quhet Bardha Alimeta, me një profesion tejet human si edukatore e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe krahas përditshmërisë me sfidat por dhe kënaqësitë që të fal një profesion i tillë, zonja Bardha ushtron edhe pasionet e saj si autore librash dhe si piktore.

Gjatë javëve të fundit teksa ndodhej në karantinë, artistja është frymëzuar për të realizuar një ekspozitë pikturash, ku ka derdhur të gjitha ndjesitë e një pranvere pandemie.

Në qytetin e vogël të Librazhdit, shpirti artistik i zonjës Bardha gëzoi artdashësit që ndoqën me kërshëri telajot e artit të gruas rurale (siç vetë Bardha e etiketon veten shpesh ne bisedimet tona në rrjete sociale)…

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF