KreuCelebrity

Me këtë foto, pretendohet se Luana nuk ka bërë operacione!

Luana Vjollca është përfolur shpesh për ndryshimet e saj në fytyrë dhe trup, e jo pa shkak: një krahasim i fotove të vona të moderatores me ato më të hershme, e bëjnë sipas disa zërave dallimin.

Moderatorja vetë megjithatë, vazhdon të mohojë ndërhyrjet. “Nuk e di si ka dal kjo histori që unë jam e bërë, e stërbërë, çdo njeri ndryshon. Më plot gojën them që nuk kam prekur asgjë në trup dhe nëse keni ndonjë për ta vërtetuar, unë jam gati”- ka thënë Luana më herët dhe vazhdon t’i qëndrojë kësaj deklarate. Fansat e saj sakaq kanë bashkuar një foto kur ajo ishte e vogël dhe bëjnë krahasimin e trupit. “Hmm. Operacione shumë kjo? Bitch please, shikojeni kur ishte 8 vjeç!” .

Luana e ka miratuar këtë postim me një gif me fytyrën e saj, ku shfaqet duke bërë shenjën “OK” .

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF