Skënder Brataj; Ja skenari që do të na mbyllte sërish!

 

Me rritjen e numrit të të infekuarve me koronavirus dhe zgjerimin e hartës gjeografike të të prekurve është krijuar paniku i rikthimit të karantinës. I ftuar në ‘Opinion’ këtë të enjte, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencave Skender Brataj u shpreh se në kushtet që jemi aktualisht, nuk mund të mendohet mbyllja. Megjithatë ekziston një skenar që do të na rikthente sërish në karantinë dhe kjo gjë do të ndodhte vetëm nëse në spital do të shkonte numri i të shtruarve në 400.

“Ne mund të mbyllemi vetëm nëse numri i kapaciteteve në spitale arrin aq shumë sa i saturon të gjitha resurset tona, si në burime njerëzore, pra në mjekë dhe infermierë, si në shtretër. Tani kemi dhe një gjë pozitive pasi koha e shërimit është më e shkurtër se më parë,” – tha Brataj.

Aktualisht sistemi shëndetësor zotëron 400 shtretër, nga të cilët 44 janë të zënë. Sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare, vendi shkon në izolim nëse numri i të shtruarve arrin në 400.

 

easy dinner ideas
Previous Article