KreuStil Jetese

Trendi i yjeve: si lyhen për t`u dukur më të reja!

Pyetja që lind përherë në mënyrë spontane është” po si ia bëjnë xhanëm?  Botox-i, bisturia dhe Photoshop-i kanë pjesën e vet, por edhe make-up mund të jetë një aleat shumë i vlefshëm për të pasur një pamje më të re. Ashtu sic na mësojnë yjet. Në thelb, dy produkte dhe një vëmendje e vogël janë të mjaftueshme nësë aplikohen në vendet e duhura.

Për të zbutur shenjat e plakjes dhe, në të njëjtën kohë, të forconi shprehjet e fytyrës, është e nevojshme të dini se si të jepni dritë në pikat strategjike. Dy produkte specifike janë të mjaftueshme: një korrektor me shkëlqim dhe një fondatinë.

E para, nëse përdoret mirë, mund të kontribuojë ndjeshëm për të bërë “mrekullinë “.

Duhet të aplikohet midis vetullave, në këndin e brendshëm të syrit për të hapur shikimin, në zgavrën e qepallës dhe në pjesën e vogël mes hundës dhe buzëve. Pastaj kalojmë tek fondatina, duke qenë të kujdesshëm për të mos zgjedhur atë që është shumë e rëndë ose e errët. Efekti i përgjithshëm duhet të jetë ai i freskisë dhe natyrshmërisë. Më shumë preferohet ajo e lëngshme sesa pluhuri kompakt, i cili nxjerr më shumë në pah rrudhat dhe  zvogëlon uniformitetin. Duhet të aplikohet në sasi shumë të vogla dhe me prekje të vogla. Thënia angleze shkon: më pak është më shumë, më pak është më mirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF