KreuCelebrity

Ema Andrea, rrëfim tronditës: Jam përballur me dhunën!

Ema Andrea rrefeu në “Top Talk” teksa fliste për dhunën ndaj grave, edhe eksperienca personale që kanë lene gjurmë tek ajo.

“Nuk jam viktimë e kësaj dhune, por po, jam përballur shpesh. Dhuna verbale, arrogancë, është fatkeqësisht në vendin tonë dhe profesionin tonë. Siç kam pasur dhe fatin që të punoj në ambiente krejtësisht ndryshe nga çfarë po flasim më lart, por është e pashmangshme për të mos u përballur me dhunën verbale, por po jam përballur dhe me dhunën fizike”, u shpreh aktorja. “Dikush ka tentuar ta çojë deri në dhunë fizike një dialog që nuk i ka shkuar për shtat. Gjithmonë kam menduar që kur i ndodh një njeriu si unë, që jetoj në një shoqëri krejt ndryshe dhe krejt larg dhunës, një personi që nuk ka turp për ta deklaruar dhe mund të denoncoj, unë marr me mend se çfarë mund t’i ndodhë dikujt që jeton në një zonë që gjithmonë fajin e ka gruaja”.

Pyetjes nëse edhe mikeshat e saj, kanë pasur raste të dhunës, Ema iu përgjigj: “ E kanë fshehur. Meqenëse më pëlqen të kem ndërgjegje të bëj timen në këtë shoqëri, i jam afruar shumë edhe grupeve fort të prekura. Nuk është e thjeshtë vetëm të denoncosh. Gratë varen ekonomikisht tek burrat. Ku kanë kundër dhe familjen së tyre, kundër ndarjes, ku mentaliteti është, ‘hë se burri do ta ngre njëherë dorën’, nuk e kanë kaq të thjesht të denoncojnë”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF