Disa modele kapelesh ‘kovë’ për të mbajtur diellin larg hundës tuaj!

Kapelja është aksesori pa të cilin vera nuk do të kishte kuptim. Për t’u mbrojtur nga dielli, apo për t’u dukur ‘fashion’ në valixhen e udhëtimit gjatë sezonit të plazhit, një apo disa kapele nuk janë asnjëherë të tepërta.

Kapelet ‘kovë’, që kthehen sërish këtë sezon si trend i sugjeruar nga stilistët, duket se janë edhe më efektivet për shkak të pjesës së përkulur përgjatë gjithë kokës, duke bërë kështu mbrojtjen maksimale nga rrezet e diellit.

Qofshi në bregdet duke shijuar koktejlin tuaj të preferuar, apo qofshi në piknik duke thekur mishin tuaj të preferuar në zgarë, kapeja në formë kove do të jetë besnikja juaj. Ka me dhjetëra printe që gjejnë hapësirë këtë sezon, ndaj nëse ende nuk e keni një të tillë, është momenti t’ja shtoni garderobës.

easy dinner ideas
Previous Article