Rinis punën sot transporti ndërqytetas!

Ka nisur këtë mëngjes aktivitetin për herë të parë pas më shumë se muajsh pezullim transporti ndërqytetas. Autobuzë nga Korça, Fieri, Vlora, Shkodra janë nisur sor drejt Tiranës dhe para pak minutash kanë mbërritur në terminalin e Kamzës autobuzët e parë me pasagjerë.

Linjat e para që kanë rinisur punën këtë të mërkurë janë 3 linjat kryesore që lidhin qendrën me skajet e Shqipërisë: Shkodër-Tiranë, Korçë-Tiranë, Vlorë-Tiranë.

Shoferët dhe udhëtarët duhet të rrespektojnë protokollin e sigurisë, që përfshin përdorimin e maskave dhe dorezave.

Sakaq sa i përket nisjes së transportit urban, ende nuk është publikuar një datë konkrete, ndonëse Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije gjatë një dalje publike këtë të martë se transporti brenda qyteteve do të rinisë shumë shpejt.

easy dinner ideas
Previous Article