KreuCelebrity

Hera e parë në Shqipëri: Shtrohet tek Infektivi me Covid foshnja një muajshe e gjysëm!

Për të parën herë është shënuar në vendin tonë rasti i një foshnjeje 1 muajshe e gjysëm të smurë me Covid 19 që përfundon në spital. Duke cituar burime të saj, Ora News tha se fëmija i prekur nga koronavirusi është shtruar në shërbimin infektiv në pediatrinë e QSUT-së.

Dyshimet janë që foshnja të jetë infektuar nga nëna e cila ka bërë tamponin dhe mbetet në pritje të rezultatit.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ka pasur më herët raporte për të mitur të infektuar, por përgjithësisht ata kanë qenë asimptomatikë. 82 raste të reja dhe 3 vdekje u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri nga sëmundja që ka vënë në alarm të gjithë globin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF