KreuCelebrity

Shtatzënë që ç’ke me të! Sara Hoxha shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur!

Prej disa javësh lart e poshtë kanë qarkulluar zëra se reperi Ledri Vula së shpejti do të bëhet baba, pasi partnerja e tij Sara Hoxha është shtatzënë, madje thuhet se çifti do të bëhen prindër të një vajze.


Ndonëse dyshja preferoi të mos komentojë asgjë lidhur me këto thashetheme, njē video e siguruar nga News.31 konfirmoi shtatzëninē e Sarës.

Të ndodhur në një ambient festiv, Ledri dhe Sara janë filmuar duke kërcyer dhe barku i partneres bukuroshe të reperit është dukshëm i rrumbullakosur.


Tani nuk ka më dyshime, reperi nga Kosova do të bëhet së shpejti baba duke ju bashkuar grupit të kolegëve të tij që janë bērë baballarë.
Më herët në njē intervistë për Prive, Ledri u shpreh se mezi e pret ditën qē do të bëhet baba.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF