Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare aktori i mirënjohur shkodran!

Nuk ka mundur ta fitojë betejën me me një sëmundje të rëndë aktori i mirënjohur shkodran Anton Krosaj i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta ditën e djeshme (21 korrik).

Vetëm 54 vjeç Krosaj u nda para kohe nga jeta duke lënë trishtim tek familjarët, miqtë e kolegët me të cilët ndau skenën për shumë vite.

Anton Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe mori pjesë në shumë shfaqje dhe luajti shumë role në shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :

O vajzën o komunën
Vëllai nga babai
Surpriza
Big Brother Shkodra 1
Big Brother Shkodra 2
Martesë me Intenet
Zef Deda Shoë 3
Bujar Qamili Shoë 2
Lumturi në Fukarallek
Je Shkodran në qoftë se
Humor me shkolle te mesme etj.

Ka vene në skenë 3 shfaqe për fëmijë :

Gëzuar 2015
Gëzuar 2016
Pranverë për fëmijë

easy dinner ideas
Previous Article