4 arsyet pse çiftet japoneze flenë në dhoma të ndara!

 

Apartamentet dhe shtëpitë e vogla që janë traditë në Japoni nuk i pengojnë aspak çiftet japoneze që të flenë në dhoma të ndara. Kjo nuk ka të bëjë aspak me probleme në çift apo krizë në marrëdhënie, por për çiftet e vendit aziatik fjetja në krevate apo dhoma ta ndara është një zgjidhje që i shërben për mirë martesës, apo marrëdhënies.

Nëse jeni konfuzë se si; ja 4 arsyet pse një burrë dhe një grua japoneze nuk ndajnë të njëjtin shtrat:

Kanë orare të ndryshme gjumi: Arsyeja kryesore që i ‘detyron’ çiftet japoneze të flenë në dhoma apo shtretër të ndarë është orari i ndryshëm i punës. Ta zgjodh partnerin vetëm se ti kishe orar të zgjatur në punë, apo se do të zgjohesh shumë herët për të shkuar në punë, nuk siguron pushim të rehatshëm për partnerin që ka një axhendë tjetër. Ndaj në këtë pikë ka shumë kuptim fjetja në dhoma në ndara, që secili prej partnerëve të bëjë një gjumë të qetë dhe pa u shqetësuar.

Fëmijët flenë me nënat e tyre: Në kulturën japoneze nënat flenë me fëmijët e tyre dhe kjo është konsiderohet si diçka tejet e rëndësishme, ndaj baballarët mund të zgjedhin nëse duan të ndajnë shtratin me ta, apo të flenë në dhomën tjetër. Në Japoni mendohet se bebat që ndajnë shtratin me nënat e tyre flenë më qetë, kanë një temperaturë dhe rrahje zemre konstante, gjithashtu ulet dhe rreziku i vdekjes foshnjore.

Sipas japonezëve, të flesh vetëm do të thotë paqe: Nëse për pjesën tjetër të botës, të flesh i ndarë nga partneri do të thotë se divorci është pas dere, japonezët e shohin krejt ndryshe. Ata e vlerësojne shumë gjumin dhe nuk duan të shqetësohen teksa flenë, që do të thotë se nuk duan të dëgjojnë gërhitje, ndonjë shkelm gjatë gjumit, të jenë ngushtë etj. Edhe pë rata çifte që nuk kanë mundësi të flenë në dhoma të ndara, për japonezët ‘gjumi i bukurisë’ pa partnerin është shumë i rëndësishëm.

Japonezët e kanë në histori të fjeturit të ndarë: ‘Futons’ janë shtretër tradicionalë japonezë që janë të mbushur me pambuk gjë qe i kthen në tejet të rehatshëm dhe të butë. Në të shkuarën këto shtretër ishin vetëm në versionin tek, ndaj edhe nëse çiftet do të donin të përkëdheleshin apo të flinin me njëri tjetrin, pas disa çastesh njëri nga partnerët do të përfundonte në tokë, për shkak të përmasave të dyshekut.

 

easy dinner ideas
Previous Article