Shpenzoi 135 mijë dollarë që të dukej si kukull Barbie, me cfarë problemesh përballet sot! 

Një vajzë e re nga Budapesti po përjeton një dramë për shkak të pamjes së saj. Barbara Luna Sipos, 22 vjec, pas një sërë operacionesh plastike është transformuar në një mënyrë të tillë që t`i ngjasojë një kukulle Barbie.

Ajo thotë se ish bashkëshorti i saj shpenzoi 135 mijë dollar për këtë qëllim. Por ndërkohë, prej pamjes përballet me problem të cilat nuk i kishte menduar përpara.

Barbara, që dikur punonte recepsioniste, thotë se nuk gjen dot një vend pune; konsiderohet shumë seksi dhe nuk e pranojnë. “ Kam dashur gjithmonë të dukem si një personazh fantastic. Kujtimin e parë të fëmijërisë e kam kur luaja me kukulla Barbie. E nisa transformimin që 17 vjec”, rrëfen ajo.

easy dinner ideas
Previous Article