Rusia e nxorri vaksinën kundër Covidit!

Nxjerrja e vaksinës kundër Covid 19, përvecse domosdoshmëria më e madhe e momentit, është kthyer dhe në një “garë” mes vendeve që luftojnë kush e ka ta prodhojë i pari, dhe Rusia duket se po kërkon stafetën! Sipas CNN, brenda dy javësh ajo do t`i japë dritën jeshile vaksinës që ka prodhuar vetë, ndonëse me një shpejtësi të tillë, nuk janë të paktë personat që e vënë në dyshim sigurinë e saj.

Normalisht, një vaksinë që të prodhohet kërkon nga dy vjet deri në 10 vjet, duke përfshirë këtu dhe testet në njerëz, të cilat normalisht duhet të zgjaten në kohë për të treguar personi që e merr, nuk do të ketë efekte anësore më vonë.

Rusët po përpiqen ta nxjerrin vaksinën e krijuar nga instituti “Gamaleya” në Moskë në datën 10 gusht. Vaksina pritet të miratohet për përdorim publik, por me kategori të përzgjedhura. Punonjësit e shëndetësisë do ta marrin të parët.

“Është një moment si ai i Sputnikut”,- tha Kirill Dimitriev, shef i fondit sovran të Shëndetësisë në Rusi, i cili ka financuar kërkimet për vaksinën, duke iu referuar prezantimit të satelitit të parë në botë nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1957. Megjithatë, mbetet shqetësimi se testimi i kësaj vaksine tek njerëzit, nuk është i plotë.

easy dinner ideas
Previous Article