Artistët që i mungonin muzikës tonë; ‘Bulza’ na njeh me super-talentet e rinj!

 

Bulza Live Session është një projekt muzikor radio televiziv, i cili ka për qëllim zbulimin dhe promovimin e muzikës së re të krijuar nga artistë të rinj.

Nën drejtimin e Bojken Lakos, i cili nuk resht asnjëherë së mbështeturi dhe promovuari talentet e reja, ky projekt sjell anën më të mirë të të rinjve shqiptarë; atë të artistit të lindur.

Nëse i hidhni një sy llogarisë së instagramit të Bulza, do të shihni aty talente, për të cilët hisoria e muzikës shqiptare do të dëgjojë shumë shpejt. Kantautori Bojken Lako in ka zgjedhur dhe selektuar këta djem e vajza për të njohur publikun me emrat që me siguri do të ‘drejtojnë’ muzikën ‘e mirë’ në Shqipëri.

Reperë, rrokerë, këngëtarë të muzikës së lehtë; Bulza duket se ka krijuar një font të artë talentesh, për të cilët ky projekt dashamirës e ambicioz duhet të jetë tejet krenar.

Pra, le t’i mbajmë mend mirë keta emra, sepse pas pak kohësh me siguri shumë prej tyre do të mbushin diskotekat e kompeticionet e muzikës brenda dhe me bindje edhe jashtë Shqipërisë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article