Për nostalgjikët: Rikthehet filmi ‘Dirty Dancing’!

Për nostalgjikët: Rikthehet filmi ‘Dirty Dancing’! Filmi ‘Dirty Dancing’ realizuar në vitin 1987 fitoi menjëherë zemrat e publikut, dhe ende sot pas 33 vitesh skenat dhe kënga kolonë zanore e këtij filmi janë memorizuar fort tek publiku.

Koreografia e famshme e kërcimit të aktorëve Jennifer Grey dhe Patrick Swayze që prej shfaqjes së filmit përdoret si kërcim sensual në festa të ndryshme. Për të gjithë nostalgjikēt e prodhimit të njohur kinematografik, vjen lajmi i mirë se ‘Dirty Dancing’ do të riprodhohet sërish.


“Do të jetë saktësisht lloji i filmit romantik, nostalgjik që i dha gjithë famën dhe dashamirësinë filmit të parë”, tha drejtori i përgjithshëm i studios, Jon Feltheimer.


Aktorja kryesore Jennifer Grey e ka konfirmuar pjesêmarrje e saj por ende nuk dihet se cili do të jetë nē rolin e Patrick Swayze duke qenë se ai është ndarë nga jeta në vitin 2009.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article