C`mendim ka Angelina për të dashurën e re të Brad, për të cilën thonë se i ngjan?

Brad Pitt rrëmbeu vëmendjen e mediave rozë me romancën e tij të re. Aktori i famshëm hollivudian u fotografua teksa mbërriti në Francë me një avion privat me modelen 27-vjeçare Nicole Poturalski, dhe fjala mori dhenë!

Modelja gjermane për më tepër  duket se ngjason me ish bashkëshorten e tij, Angelina Jolie dhe kjo e shtoi akoma më tepër kërshërinë rreth saj. Burimet për “The Sun” thanë se të dy ata dukeshin si “adoleshentë të dashuruar” kur zbritën në aeroport në jug të Francës. “Ata po putheshin dhe Brad ishte jashtëzakonisht i vëmendshëm ndaj saj”, tha një tjetër burim për revistën OK! Po Angelina c`mendim ka për këtë?

Njerëz pranë saj thanë se e ka mbyllur kapitullin “Brad”.“Angelina-s i intereson se si do të ndikojë marrëdhënia e tij e re tek fëmijët, por në aspekte të tjera ajo nuk ka ansjë interes të dijë detaje rreth jetës sentimentale të Pitt. Ajo nuk ka asnjë lloj ndjesie romantike për Brad ndaj nuk është aspak në vëmendjene  saj raporti i aktorit me modelen”, janë shprehur ata.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article