KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e enjte 3 shtator 2020

Horoskopi ditor, e enjte 3 shtator 2020

Dashi

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente mjaft interesante pranë partnerit dhe do ndiheni me mire. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe gjate kësaj dite. Fati nuk do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar gjerat nuk do ju ecin si e kishit ëndërruar. Do keni një dëshirë te papërmbajtshme për te shpenzuar pa mase.

Demi

Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë për aventura sot dhe ka rrezik te kenë probleme me atë qe kane ne krah. Asgjë nuk ka për te ecur mire. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare gjate gjithë kësaj dite dhe do përjetojnë ndjesi te veçanta. Ne planin financiar duhet te ndërmerrni iniciativa dhe ta ndryshoni sa me pare gjendjen ne te cilën ndodheni.

Binjaket

Bashkëpunimi ne çift do jete shume i forte gjate kësaj dite, prandaj edhe marrëdhënia ne çift do mbetet e ngrohte. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por do jene pa shume fat. Duhet te presin edhe pak kohe. Situata financiare do vazhdoje te mbetet e paqëndrueshme dhe here pas here mjaft delikate. Ndalni te gjitha shpenzimet.
Gaforrja

Dielli do e ngrohe tej mase jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do jeni me tolerante. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Për buxhetin do jete një dite e begate. Do hiqni edhe disa para mënjanë dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar.

Luani

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mos u nxitoni për asgjë sepse situata do ju dale jashtë kontrollit. Beqaret do jene shume te vëmendshëm dhe do përfitojnë nga te gjitha mundësitë qe do iu jepen. Buxheti do filloje te ketë disa ndryshime pozitive. Do merrni një trashëgimi ose një shpërblim te majme nga puna. Duhet te dini si t’i menaxhoni te gjitha paratë qe keni.

Virgjeresha

Nuk do ndiheni aspak te kënaqur nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe ka rrezik qe te keni edhe debate te forta me te. Ne fakt mire është te mos kërkoni me shume nga sa jepni. Beqaret do jene te qarte për atë qe duhet te bëjnë dhe nuk do neglizhojnë asnjë lloj mundësie qe do iu jepet. Ne planin financiar do jeni impulsive dhe do bëni gabime te pafalshme. Kujdes!
Peshorja

Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e keni menduar ne lidhjen tuaj sepse persona te shumte do ndërhyjnë dhe do e nxitin partnerin te dyshoje për gjithçka. Ai edhe mund t’iu kontrolloje. Beqaret do ndihmohen nga Saturni dhe ka gjase te tërheqin pas vetes një person te shenjës se ujorit. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni te matur edhe për pak kohe.

Akrepi

Dite e pafavorshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni mjaft skeptike dhe nuk do jeni te bindur se partneri ju dashuron aq sa duhet. Beqaret do ndihen mire pranë miqve dhe as qe do mendojnë te kërkojnë dike për te pasur ne krah. Çdo gjë do ja lënë kohës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do mund te kryeni çdo shpenzim qe keni menduar.

Shigjetari

Me ne fund do marrin fund mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift dhe do mund ta shohin te ardhmen me optimizëm. Do ndiheni te qete dhe do buzëqeshni gjithë kohës. Beqaret do realizojnë takime te shumta, megjithatë nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave. Gjendja financiare do mbetet me delikate se kurrë me pare. Ka rrezik te mbeteni edhe me xhepat bosh.

Bricjapi

Do jeni shume bujare me partnerin tuaj sot dhe do ja plotësoni te gjitha dëshirat. Do ketë shume momente te lumtura sot. Beqaret do jene shume te pavëmendshëm dhe do neglizhojnë disa mundësi te mira qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar do dini si te veproni dhe gjendja do mbetet e mire. Keni mësuar nga gabimet e se kaluarës.

Ujori

Pritet një dite intensive dhe e mbushur me emocione sot. Çdo moment do jete i veçante dhe do ndiheni si mbi re ne krahët e partnerit tuaj. Do e adhuroni qetësinë dhe delikatesën e tij. Beqaret do i përkushtohen pa mase miqve dhe familjes dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Gjendja e te ardhurave do mbetet e dobët. Do e futni vete veten neper probleme.

Peshqit

Sot do bien te gjitha tabute qe keni pasur ne jetën tuaj sentimentale dhe shume gjera do ndryshojnë rrënjësisht. Beqaret do jene gati te bëjnë çfarëdo lloj çmendurie me dike vetëm qe te përjetojnë emocione. Mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme për aq koha sa ju te përkujdeseni për to.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF