Nuk keni ‘WiFi’?! Epo kemi një sugjerim për të kaluar kohën, e ndoshta s’do t’ju duhet më fare interneti!

Po, po dikush më pak e dikush më shumë, e vërteta është që të gjithë jemi bërë të varur nga interneti. Nëse do të bëhej ndonjë sondazh se cila është pyetja më e shpeshtë që bëhet ditët e sotme në një bar, e dimë të gjithë që ‘Sa është password-i i internetit’ qëndron krenar në krye të pyetjeve më të shpeshta.

Megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm se përpos faktit se interneti dhe rrjetet sociale po ‘drejtojnë’ industritë më të fuqishme në botë, e vërteta është se si çdo varësi tjetër edhe ajo ndaj të qëndruarit gjatë në internet kthehet në problematike për shëndetin mendor e fizik tonin, ndaj pse të mos i japim pak pushim ‘Wi-fi-s’!

Nëse po ngrini supet dhe po pyesni se me çfarë mund të merreni nëse nuk keni akses në internet, na lini t’ju sugjerojmë një ‘terapi qetësuese’ për të kaluar kohën e lirë, dhe që nuk kërkon asnjë ‘bite’ internet.

Puzzle! Ja kaq e thjeshtë është përgjigja e asaj se si mund të kalohet koha e lirë kur mungon internet, që për hir të së vërtetës duhet të mungojë herë pas here.

Këto modele ‘puzzle’ do t’ju argëtojnë pa fund, e teksa mundoheni të plotësoni pjesëzat e munguara do të keni harruar se deri para pak minutash i vetmi argëtim që kishit si opsion të mundshëm ishte telefoni apo tableta.

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article