Rikthehet Ledion Liço; emërohet drejtor në ‘Top Media’!

Nëse ju kishte munguar Ledion Liço, duket se moderatori i njohur do të rikthehet sërish në media pas rreth tri vitesh shkëputje.

Ndonëse rikthimi i Liços kësaj here nuk ka të bëjë me ekranin apo moderimin (ata që e simpatizojnë në këtë rol, mesa duket do presin ende), burime për news.31 bëjnë me dije se Ledioni është emëruar “General Manager” i kanaleve muzikore Radio TV të Top Media ku bën pjesë edhe “Top Albania Radio”.

Ka qenë vetë presidentja e Top Media, Vjollca Hoxha ajo që ka prezantuar zyrtarisht pozicionin e Liços në Top Media.

Përpos pozicionit drejtues, Ledioni do të vijojë në Top Albania Radio edhe si folës, ndonëse mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojë programet traditë të TAR, apo nëse do të moderojë programe të reja të ideuara nga vetë ai.

Periudha e gjatë e ‘pauzës’ që Liço mori gjatë kësaj kohe larg publikut e po ashtu edhe medias, me siguri i ka shërbyer babait të dy fëmijëve që të rikthehet më i frymëzuar se asnjëherë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article