Lori e mbajti fjalën, ia plotësoi dëshirën Luanës!

Përpara pak kohësh, Luana Vjollca e ftoi publikisht në celjen e sezonit të ri të “Shiko kush Luan”. Lori Hoxha premtoi se do të ishte aty, dhe e mbajti fjalën.“Dikush më tha se nëse komenton dëshirën tënde në këtë foto, ajo bëhet realitet”, pat shkruar trashëgimtarja e Top Channel dhe Luana i qe përgjigjur menjëherë:: “Të vish te emisioni i parë”.

Përmes një fotoje, Lori e tregoi se do te jete aty në puntatën e parë të emisionit. “Sa mirë të jesh këtu sërish”, ka shkruar ajo, duke rikujtuar kështu sesi sezonin e parë ka qenë në panelin e ftuarve bashkë me të motrën, Sarën.

“Shiko kush Luan” rikthehet në ekran në 26 shtator pas disa muajsh ndërprereje per shkak te Covid 19.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article