U shpall “Qytetar Nderi”, mjeku Pipero nuk i fsheh emocionet!

Pëllumb Pipero, i kthyer në fytyrën e përpjekjeve të bluzave të bardha kundër pandemisë së Covid 19 në vendin tonë, është nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” nga qyteti i tij i lindjes, Skrapari. Mjekun e njohur e prisnin shumë njerëz për ta uruar, të afërm e miq, por edhe qytetarë të thjeshtë. I përfshirë nga emocionet ai është takuar me disa prej tyre, ndersa vleresimi per njeriun qe u perpoq te gjendej sa me prane nesh ne momentet me te veshtira te pandemise, duket qarte qe eshte ne maksimum!

Me kërkesën e qytetarëve të Skraparit, Këshilli Bashkiak miratoi me unanimitet në 28 Maj 2020 dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Skraparit prof.dok.Pëllumb Piperos, me motivacionin “Për veprimtari të shquara profesionale dhe akademike përgjatë gjithë karrierës së tij në fushën e mjekësisë, vëçanërisht atë të sëmundjeve infektive si dhe për kontrrollin e çmuar profesional e publik në përballimin e situatës së pandemisë së shkaktuar nga Covid-19″, thuhet në njoftimin e bashkisë së këtij qyteti.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article