“Do të doja vajzë, por e parashikoj djalë”; tullumbaci rozë i Bieta Sulos që bëri lëmsh rrjetin!

Një foto e postuar disa orë më parë nga Bieta Sulo bëri të lindin dyshime se moderatorja e “Ftesë në 5” është në pritje të ëmbël. Teksa mbante një tullumbace ngjyrê rozë në dorë, Bieta shkrepi një foto të cilën e ndau me ndjekësit në rrjetin social instagram.

Siç mund të kuptohet kaq mjaftoi që ndjekësit të aludonin se Bieta është në pritje të njē vajze. Por ka qene vetë Bieta ajo që nuk i ka lënë aludimet të vazhdojnë dhe nëpërmjet njē statusi moderatorja ka sqaruar se tullumbaci rozē ka tē bëjē me faktin se ajo do bëhet teze e një mbese.


“Një foto pa tollumbac se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze. E vërteta e kësaj fotoje është më e thjeshtë, ai tollumbac më gjendej në shtëpi dhe plus, më shkonte me fustanin. Gjithsesi, ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë dhe pse parashikoj që do ta kem djalë.”

easy dinner ideas
Previous Article