KreuCelebrity

Sa rëndësi ka të ushqyerit e shëndetshëm, edhe yjet kane probleme!

Nga Charli D’Amelio tek Camila Mendes e Zayn Malik, ka edhe VIP-a te kequshqyyer. Nuk duhet të jetë aspak e lehtë të pranosh publikisht se ke shqetësime, të cilat lidhen me shëndetin, aq më tepër kur bëhet fjalë për ushqyerjen. Por nuk janë të paktë vipat që tashmë, po gjejnë kurajon qe kryesisht nepermjet rrjeteve sociale, të tregojnë këtë shqetësim të tyrin duke sensibilizuar të gjithë ndjekësit dhe fansat e tyre, se sa rëndësi ka rregimi ushqimor.

Kështu duhet të ketë patur shumë kurajo, ylli i TikTikokut, Charli D’Amelio që nëpërmjet postimeve në Storiet e saj në Instagram, të pohojë problemet me ushqimit dhe luftën e përditshme për ta fituar këtë betejë të vëstitrë. “Kisha frikë ta pohoja, -shkruan ajo-por mora guximin, sepse dua të inkurajoi ndjekësit e mi, të flasin, të kërkojnë ndihmë, se kjo është sëmundje dhe është e nevojshme të ndihmohen”

Ylli i serialit Riderdale, aktorja Camila Mendes ka treguar se për vite me radhë ajo kishte filluar të kishte një obsesion te çuditshëm, në lidhje me karbohidratet, sheqernat dhe kaloritë në pergjithsesi.  “Kaloja javë që nuk fusja në gojë, oriz apo makorona, pastaj vinte një ditë dhe haja gjithë ditë ditën, sa që ndihesha në faji dhe filloja të villja për ta nxjerrë të gjithë ushqimin jashtë.” Mendes arriti ta kalonte këtë problem me ndihmën e një terapeutiste dhe të një nutricionistje, por mbi të gjitha ajo foli shumë hapur në rrjetet sociale. “U binda se më dëgjonin shumë njerëz dhe me fjalët e mia mund të ndihmoja shumë prej tyre, duke gjetur mbështetje dhe ndihmë. Ishte shumë e vështirë, po desha të tregoja të vërtetën ashtu siç ishte. “

Megjithëse në pamje të parë të kequshyerit ose çrregullimi i rregimit ushqimor prek më shumë femrat, ai ndeshet normalisht dhe tek meshkujt, dhe një ndër personazhet vip, i cili ka përjetuar një eksperiencë të tillë është dhe këngëtari, tashmë dhe babai i ri, Zayn Malik.

Në librin autobigrafik të botuar kohët e fundit, artisti ka treguar se gjatë kohës që ai bënte pjesë e grupit One Direction, filloi të vuante nga ky shqetësim, duke pohuar se për shkak të stresit kishte ditë qe nuk fare.  Dhe vetëm pasi e la la grupin, kuptoi se kishte një problem shumë të madh ne lidhje me ushqimin duke kerkuar ndihmë të specializuar për ta perballuar. Sot Zayn e kujton si një endërr të keqe.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF