KreuFashion

Guxim dhe sfidë; të famshmet shqiptare përqafojnë trendin e momentit të flokëve!

Në Javët e Modës që ka nisur prej ditësh, krahas veshjeve e aksesorëve, ne mundëm të shihnim edhe artin që parukierët e njohur kanë realizuar në flokët e modeleve, dhe kështu mësuam se si do të jenë flokët tanë sezonin e ardhshëm.

Një ndër trendet më in për sezonin e ardhshëm do të jenë ngjyrat e ndezura.

Flokët fantazi; nëse jeni prej atyre grave e vajzave që natyraliteti ju lodh, atëherë pranvera 2021 do ketë shumë vend për ju. Si për të kremtuar lirinë, pozitivitetin, shpirtin aventuresk ngjyrat e ndezura dhe të guximshme janë një ‘must’ për sezonin e ardhshëm.

Enada At’Nikolla

Disa prej emrave të njohur të showbiz-it dhe televizionit shqiptar e kanë përqafuar këtë trend menjëherë dhe shumë prej tyre kanë guxuar me ngjyra të ndezura e të flakta në flokë, si për të sfiduar zymtësinë e vjeshtës.

Jo më kot si një ndër revistat e vetme në vend modë & lifestyle në numrin e ri të BORDO në kopertinë është një modele e cila krahas koleksionit ekskluziv të Enada At’Nikolla shfaq edhe trendin e fundit të flokëve.

Dafina Zeqiri

Kida

Ilda Lumani

Tayna

Rina

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF