KreuBordo Men

Java e modës milaneze/ Moda e meshkujve për këtë vjeshtë: xhins, oversize ose komplet!

Historia e xhinsit është shumë e gjatë dhe duhet thënë se ka bërë goxha rrugë. Protagonist i padiskutueshëm në cdo stinë, shumë i dashur, lehtësisht i kombinueshëm, sot xhinsi është më dominues se kurrë. Pantallonat, stil i viteve 1800, janë kryefjala e sezonit vjeshtë – dimër 2020-2021. I shohim oversize, të lirmshme, të thjeshta, apo të qëndisura me aplikacione të ndryshme, madje tendenca shkon deri aty sa dhe të çarat janë të personalizuara.  Pra, xhinsi dominon në të gjitha pasarelat, në të gjitha format, pa humbur kurrsesi “sex appeal”.  Ai që s’duhet të mungojë në asnjë mënyrë në këtë sezon, komppleti xhins. Kthehen edhe xhupat e xhinsit, dhe jo vetëm në ngjyrën klasike, atë të bojeqiellit.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF