Më e bukura e “Big Brother Albania’ i jep fund beqarisë; pamje nga ceremonia!

 

Mimoza Krasniqi, bukuroshja që mori pjesë në ‘Big Brother Albania 2’, më shumë se 10 vite më parë, ka hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e saj private.

Pas përfundimit të ‘reality-show-t’ të njohur, Mimoza u largua nga jeta publike dhe duket se gjatë këtyre viteve ka gjetur edhe dashurinë e jetës së saj.

Së fundmi në instagramin e saj, bukuroshja Krasniqi ka ndarë disa foto ku ajo duket e veshur me fustanin e bardhë.

Ish- banorja e BB2 ka lidhur kurorë me të përzgjedhurin e saj ndonëse për identitetin e djalit fatlum nuk dihet shumë përveç faktit se ai është shtetas i huaj dhe quhet Raphawl  Walter.

Mimoza Krasniqi është cilësuar shpesh si vajza më e bukur që ka marrë pjesë në Big Brother në Shqipëri.

 

easy dinner ideas
Previous Article