E dashura e Brad Pitt kapet “mat” duke darkuar me të shoqin në Berlin!

E dashura 27 vjecare e Brad Pitt, Nicole Poturalski dhe i shoqi, Roland Mary, 68 vjec, dukeshin shumë mirë së bashku ne një darkë në Berlin. Modelja është parë duke dalë nga restoranti Borchardt, që është në pronësi të Rolandit, së bashku me partnerin e saj prej tetë vjetësh me të cilin kishin shijuar një vakt në shoqërinë e disa miqve. Nicole dukej mjaft shik me një xhaketë lëkurë teksa fliste me një shoqe jashtë restorantit përpara se të largohej me bashkëshortin.

Kjo ishte hera e parë që shfaqen bashkë që kur u bë publike lidhja e saj me yllin hollivudian 56 vjecar. Në gusht u mësua martesa e Nicole me Roland Mary, por ai e bëri të qartë se nuk ishte xheloz për lidhjen  e saj jashtë martesore. Tani gjithmonë e më fort po pretendohet se ata kanë një “martesë të hapur”, ndërsa mësohet se Roland vetë ka qenë i martuar katër herë.

easy dinner ideas
Previous Article